Transmetuar më 23-01-2021, 12:19

Policia italiane ka arrestuar në Pesaro dy shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë transportuar sasi të mëdha lëndë narkotike të llojit kokainë nga Kolumbia, në vende të ndryshme të Europës.

Agjencia e lajmeve "Ansa", raporton se në momentin e arrestimit dy shqiptarëve iu është kapur edhe një sasi prej 14 kilogramë kokainë, ndërsa grupi operonte me qendër në Belgjikë.

Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pas informacioneve prej homologëve të tyre belgë në lidhje me aktivitetin e shqiptarëve.

Belgët kishin kryer një operacion të ngjashëm në dhjetor të vitit të shkuar, ku u arrestuan edhe disa shqiptarë të tjerë për të njëjtën veprimtari.

Grupi i shqiptarëve, transportonte lëndën narkotike nga Kolumbia në drejtim të Belgjikës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, përmes përdorimit të automjeteve të pajisura me fund të dyfishtë. /e.a/noa.al/