Transmetuar më 23-01-2021, 11:00

Një 51-vjeçar është kapur dhe ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi grek para 28 vjetësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Muhamet Belba, i cili është "arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga  Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, – njofton policia.

Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete. /e.a/noa.al/