Transmetuar më 23-01-2021, 08:13

Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate nuk është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky vendim ka ardhur për shkak se këto subjekte politike nuk kanë larguar kandidatët me probleme, që ishin listuar nga KGJK-ja. Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor as si subjekt politik.

Thirrjes për të hequr nga lista kandidatët që kishim probleme me ligjin iu përgjigjën pozitivisht PDK dhe LDK. Ky hap i tyre bëri që lista me rinovimet e reja të certifikohet nga organi i zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa partitë kanë dhjetë ditë kohë për të bërë fushatë elektorale, përkatësisht nga 3-12 shkurt.