Transmetuar më 22-01-2021, 23:29

Shqipe Hysenaj për jetën private, pasi i kërkoi falje publike babait të saj, tregoi edhe për djalin që  e zhgënjeu.

Ajo ka rrëfyer marrëdhëniet e saj të komplikuara, e ndër të tjera një rast  ku ngacmimi zgjati për disa vite, aq sa u kthye në bezdi për të.

Ajo ka qene e ftuar së fundmi në RTV ORA, në emisionin ‘Glamour Zone’ nga ku u pyet nëse ka kaluar ndonjë ngacmim në bezdi apo frikë për veten?

“Ka patur disa raste. Dhe e keqja është që rastet e mia zgjasin me vite. Ka patur një rast, që djali nuk më ndahej në asnjë moment. Arriti dhe në frikë për veten, sepse më ndiqte në mes të natës. Një natë, në një rrugicë të Myslym Shyrit, u ktheva dhe fillova t`i gjuaja me shkelma. Aq mirë i ngjitën ato shkelma (qesh). Pastaj i thash vetes: ‘Mjaft se e teprove’. Por isha dhe më e vogël”, tha ajo.

Se cilët janë personazhet më ‘fake’ (fallco) të show biz-it shqiptar, ajo u shpreh:

“Personazhet publike që une njoh mirë janë ata të Përputhen”.

“Tea dhe Ana 1. Në prapaskenë nuk janë aspak siç dalin në ekran. Tea ka një fjalor shumë te pisët, ndërsa Ana është komplet  e pafytyrë. Ndryshe ma tha mua historinë e familjes së saj në fillim, ndryshe e tha në publik”, tha Shqipe Hysenaj./a.m/NOA.al