Transmetuar më 22-01-2021, 23:12

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare.

Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e cila i mori edhe jetën në moshë fare të re.

Xhamajkani në të kaluarën e tij ka luajtur në kampionate të rëndësishme si ai turk, suedez apo edhe norvegjez.

Ai arritjen më të madhe e kishte në sezonin 2007-2008, kur ishte pjesë e Shefild Junajtid në Angli.

Shelton ndërroi jetë në vendlindje, teksa humbi betejën me sëmundjen e rëndë./a.m/NOA.al