Transmetuar më 22-01-2021, 22:19

Aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të njësisë administrative Qelëz, në Pukë.

Aksidenti i mori jetën një 50-vjeçari, i cili ra nga ura me motorçikletën e tij.

Ngjarja ndodhi në urën këmbësore mbi përroin e Ukthit.

Lin Marku, 50-vjeç, banor i zonës teksa po kthehej nga puna, në mirëmbajtjen e rrugëve, tentoi të kalojë me motoçikletën e tij përmes urës për këmbësorë.

Dyshohet se lagështira mbi urën prej dërrase ka bërë që motori të rrëshqasë, duke përfunduar në përrua.

Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, si pasojë e plagëve të marra.

Fillimisht kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ngritur alarmin.

Më pas forcat e shërbimit zjarrfikës bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve.

Familjarët dhe banorë të zonës kanë identifikuar trupin e pajetë./a.m/NOA.al