Transmetuar më 22-01-2021, 21:22

Një zjarr i madh ra në një godinë në provincën Kharkiv në Ukrainë, duke shënuar 15 viktima.

Autoritetet ukrainase arrestuan të premten katër persona në lidhje me një zjarr që ra në shtëpinë e të moshuarve, duke u marrë jetën 15 prej tyre, ndërsa vendi shpalli një ditë zi kombëtare për viktimat.

Zjarri shpërtheu të enjten në katin e dytë të një shtëpie të kujdesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i ish republikës Sovjetike, duke plagosur edhe disa të tjerë.

Prokurorja e Përgjithshme e vendit Iryna Venedyktova tha në Facebook se "katër persona u arrestuan", duke përfshirë pronarin e ndërtesës dykatëshe, qiramarrësin dhe gruan e tij, e cila ishte drejtoresha e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve.

Gjithashtu u arrestua administratori i shtëpisë së pleqve.

Hetuesit aktualisht po analizojnë tre shkaqe të mundshme të zjarrit: zjarrvënie, keqpërdorim i pajisjeve elektrike dhe një qark i shkurtër.

Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi skenën e tragjedisë në mëngjes, njoftoi një ditë kombëtare zie të shtunën, për të nderuar viktimat.

Nëntë njerëz u shpëtuan nga flakët ndërsa pesë prej tyre u shtruan në spital./a.m/NOA.al