Transmetuar më 22-01-2021, 19:58

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pukë.

Një 50-vjeçar ka rënë nga ura teksa po lëvizte me motorçikletë, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja tragjike ndodhi pranë fshatit Dedaj.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi me iniciale L.M.

Ai sipas raportimeve paraprake po udhëtonte me një motor, kur ka rënë nga një urë këmbësorësh.

Si pasojë, shtetasi L.M ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik.

/a.m/NOA.al