Transmetuar më 22-01-2021, 19:30

Shqiptari i akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçarje grek me aftësi të kufizuara, është lënë i lirë me kushtet nga gjykata greke.

I riu u arrestua pasi 15 vjeçarja me aftësi të kufizuara dhe prindërit e saj u ankuan se ai përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës së mitur, duke kryer akt seksual kundër saj.

Gjatë seancës së sotme, ai pretendoi se vajza i kishte thënë se ishte 17 vjeçe dhe se gjatë takimit të tyre nuk kishte pasur asnjë kontakt të plotë, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se vonesa e vogël mendore e të miturës nuk perceptohej lehtë.

I riu shqiptar ka jetuar në Greqi për disa vjet.

Ai u la i lirë me kusht, për t’u paraqitur dy herë në muaj në Policinë e Volos.

Shqiptari gjithashtu la 5,000 euro garanci, për të fituar lirinë, deri në përfundim të gjykimit të tij.

Gjykata nuk gjeti provat që ai të ketë përdhunuar vajzën, por akuza që qëndron ende është ajo e moshës së saj, çka penalizon shqiptarin, nëse ka kryer marrëdhënie seksuale.

/a.m/NOA.al