Transmetuar më 22-01-2021, 17:16

Duke u shprehur se “Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit”, Presidenti Meta thotë se taksat u vilen vetëm bizneseve që nuk kanë lidhje me Qeverinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se investitorët largohen pasi bizneset nuk mbështeten në mënyrë të barabartë.

“Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin”, shkruan Meta. /k.k/noa.al/