Transmetuar më 22-01-2021, 16:38

Katër persona mbetën të plagosur sot në një aksident në aksin rrugor Elbasan –Peqin, në Papër.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, dhe mjetit tip "Toyota", me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë, u lënduan shoferët e automjeteve dhe dy persona të tjerë.

Këta të fundit ishin pasagjerë në makinën e 24-vjeçarit.

Për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën, ndërsa një grua u nxorr me ndihmën e zjarrfikësve nga makina e dëmtuar.

Dy automjetet janë dëmtuar rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /k.k/noa.al/