Transmetuar më 22-01-2021, 16:14
Foto ilustruese

Dy makina janë përplasur sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë.

Në ngjarje janë përfshirë mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, dhe tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/