Transmetuar më 22-01-2021, 13:40

Real Madridi ka konfirmuar se Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv në testin e fundit për COVID-19 të kryer në klub.

Trajneri francez nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Vitoria, ku Real Madridi luan kundër Alavésit këtë të shtunë, në orën 21:00.

Zidane mungoi në seancën e fundit stërvitore dhe skuadrën do ta drejtojë ndihmësi i francezit, Bettoni.

Zidane kishte një situatë të komplikuar disa ditë më parë, kur mësoi se një pjesëtar i rrethit të tij të ngushtë familjar, ishte infektuar me koronavirus.

Në çdo rast, testet përkatëse u kryen sipas protokollit të La Ligas dhe ai ishte në gjendje të vazhdonte punën u karantinuar.

Kjo ndodhi pak para udhëtimit të ekipit në Pamplona për të luajtur kundër Osasunas. Kanë kaluar gati dy javë nga ajo situatë dhe tekniku ka kaluar disa teste negative.

Por tani Zidane duhet t’i nënshtrohet protokollit të diktuar nga La Liga. Duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të kthehet në detyrë vetëm nëse del negativ në dy teste radhazi. /e.a/noa.al/