Transmetuar më 22-01-2021, 11:45

Një vit pas shpërthimit të tmerrshëm të pandemisë së koronavirusit, Wuhani duket se po i kthehet normalitetit. Sipas mediave të huaja, rajoni është praktikisht jashtë makthit të Covid 19.

Jeta është kthyer praktikisht në normalitet dhe Kina është e gëzuar që ka dominuar pandeminë botërore.

Bllokimi i Wuhanit nisi me një njoftim dërguar në telefonat e njerëzve në orën 2 të mëngjesit, duke njoftuar që aeroporti, stacionet e trenave dhe autobusëve do të mbyllen në orën 10 të mëngjesit.

Pas pak ditësh nis ndërtimi i dy spitaleve të para në terren, ndërsa mijëra pacientë mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor të qytetit.

Përfundimisht, shumica e pjesës tjetër të provincës Hubei do të mbylleshin, duke prekur 56 milionë njerëz. Spitali i parë fushor, Huoshenshan, hapet 10 ditë më vonë.

Rrugët e Wuhanit ishin të shkretuara përveç ambulancave dhe personelit të sigurisë, pasi 11 milionë njerëzit e qytetit ishin të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Mjekët dhe infermierët mbërritën nga i gjithë vendi për të ndihmuar stafin mjekësor të qytetit, shumë prej të cilëve ishin infektuar në ditët e para.

Wuhani mbetet i mbyllur për disa javë të tëra dhe më 8 prill bllokimi hiqet. Banorët festojnë lirinë e tyre pas 76 ditësh. /e.a/noa.al/