Transmetuar më 22-01-2021, 11:26
Forca të shumta të RENEA-s kanë zbarkuar në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Ata janë vendosur që prej mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes.
Burime për ‘Ora news’ bëjnë me dije se fshati ka qenë i rrethuar për disa orë me radhë nga RENEA.
Mësohet se operacioni policor është zhvilluar në disa banesa me vendim gjykate dhe objektivi ka qenë kontrolli i disa shtëpive të personave me rekorde kriminale dhe precedent penalë.
Deri në këto momente nuk bëhet e ditur të kenë patur rezultate konkrete.
Foto ilustruese