Transmetuar më 22-01-2021, 10:56

Një ditë pas vendimit të Tiranës zyrtare për dëbimin e një diplomati rus nga Shqipëria, për shkak të shkeljes së vazhdueshme të masave anti-Covid, ka reaguar edhe Moska, e cila ka paralajmëruar se do të japë një përgjigje ndaj kësaj lëvizjeje.

Në të vërtetë, sipas mediave, Rusia e ka cilësuar një lëvizje jo miqësore dëbimin e diplomatit rus Aleksei Krivosheev nga Tirana.

“Një lëvizje e parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe”, tha të premten zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, vijoi Grushko.

Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev  person "non grata", duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

Ministria e jashtme e Shqipërisë tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev, duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse.

Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim, do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve. /e.a/noa.al/

Foto: Google