Transmetuar më 22-01-2021, 10:37

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin e tij në lidhje me numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike.

Duke publikuar një grafik të Eurostat-it, Meta shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende që kanë dalë nga lufta apo konfliktet civile.

Ndër të tjera, kreu i shtetit shkruan se sot shqiptarët ndihet më të pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan, ndaj ka ardhur koha sipas tij për të menduar dhe vepruar.

“Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!”, shkruan Meta. /e.a/noa.al/