Transmetuar më 22-01-2021, 00:03

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu ka treguar sot në “Opinion” se qytetarët që do jenë të parët që do vaksiohen do përzgjidhen në bazë të sistemit elektronik dhe do të lajmërohen nga mjekët e familjes.

Ajo tha se deri tani në Shqipëri e kanë kaluar koronavirusin 45 mijë qytetarë, ndërsa zbulon se ka pasur dhe raste të rralla riinfektimi me virusin.

Fevziu: Kush do i përzgjedhi qytetarët, ata që janë prioritarë për t’u vaksinuar?

Manastirliu: Ne kemi një sistem elektronik që ka të gjithë të dhënat për cdo qytetar në raport me këto grupmosha, kemi dhe të dhënat për personat me sëmundje shoqëruese. Ndaj çdo përzgjedhje do të jetë në një skedar elektronik. Janë punonjësit e shëndetësisë që përcaktojnë se cili do të jetë më prioritar për t’u vaksinuar. Në rast se do të jenë në qendrat shëndetësore, do bëhet me zona territoriale. Por listat do të jenë sipas sistemit elektronik, qytetarët do të njoftohen nga mjeku i familjes dhe dokumenti direkt futet në një sistem.

Fevziu: Sa qytetarë e kanë kaluar zyrtarisht Covid-in?

Manastirliu: E kanë kaluar 45 mijë qytetarë, zyrtarisht. ISHP po bën kalkulimet e nevojshme për të llogaritur numrin jo zyrtar të atyre që e kanë kaluar.

Fevziu: Kemi raste zyrtare të riinfektimit?

Manastirliu: Nuk dua të flas se i takon mjekëve, por në dijenim time ka raste të rralla të infektimit, por që duan një studim të imtësishëm.