Transmetuar më 21-01-2021, 21:55

Moderatorja Lei Kraja ka qenë së fundmi e ftuar në “E ardhmja është vajzë”.

Gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer se kur kishte mbaruar universitetin e ëma i kishte thënë se kishte kursyer 30 mijë euro dhe ajo duhet të vendoste se ç’do bënte me këto para.

Lei duhet të zgjidhte mes masterit apo blerjes së një makine të re. Kështu, moderatorja vendosi të bënte masterin.

“Në Amerikë gjërat ishin pak më ndryshe se këtu. Atje e nisa si “Miss California”, duhet të investoja më shumë në arsimim për të qenë e kompletuar. Kur mami më tha se kishte ruajtur 30 mijë euro për mua dhe mund të zgjidhja mes një makine dhe masterit, zgjodha masterin. Është sukses gjithashtu të njohësh veten, limitet dhe të investosh për t’u përmirësuar çdo ditë”, tha Lei.