Transmetuar më 21-01-2021, 16:08

Gati tre vjet më parë qeveria shqiptare mori përsipër të zgjidhte me marrëveshje, para gjykatës së Strasburgut, konfliktin gjyqësor me familjarët e viktimave të 21 janarit.

Në këtë marrëveshje përveçse dakordësohej dëmshpërblimi pranohej që të rifillonte nisja e hetimeve.

Por me gjithë kohën që ka kaluar, vetëm ditën e djeshme policia shqiptare kërkoi rifillimin e hetimeve në prokurori dhe sipas avokatit të familjarëve të viktimave, ky veprim është tepër i vonuar.

Dorian Matlia: Qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur detyrimet e marra përsipër dhe konkretisht duhet të ishte avokatura e shtetit që duhet të bënte hapin e parë për të përmbushur këtë marrëveshje.

Anila Hoxha:  Ndërkohë, në datën 20 janar 2021 policia i dërgoi një shkresë prokurorisë për rifillimin e hetimeve të kësaj çështje. Mund të jetë një indicie e mirë dhe deri diku mbajtje e këtij premtimi?

Dorian Matlia: Nëse do të ishte me kërkesën e këtyre organeve do të kemi të bëjmë me një proces të nisur saktë, por nëse është thjesht policia atëherë kemi të bëjmë me një veprim që kalon na vazhdën e ekspozesë së 21 janarit.

Për respektimin e kësaj marrëveshje, familjarët e të vrarit Hekuran Deda hapën një proces gjyqësor në Shqipëri dhe mbasi humbën në dy shkallët e gjykatave presin fjalën e Gjykatës së Lartë.

Dorian Matlia: Nëse nuk do realizohet marrëveshje e plotë familjarët do i drejtohen gjykatës të Strasburgut që do të dali me një vendim të njëanshëm.

Nga ana tjetër, Gjykata shqiptare kanë njohur si viktimë të pestë djalin e të vrarit Faik Myrtaj, i cili i dha fund jetës pas vrasjes të të atit. Gjykata thotë se ai u vetëvra nga zia patologjike e shkaktuar nga 21 janari. /k.k/noa.al/