Transmetuar më 21-01-2021, 16:02

Ato janë vajzat e njohura të “Show-biz”, të cilat e sigurt është se fitojnë shumë para, aq sa kalojnë pushimet në vendet me të lakmuara dhe më të shtrenjta në botë. Mediat u kushtojnë vëmendjen e duhur. Politika po ashtu kujdeset për ta, aq sa përpiloi edhe ligjin anti-shpifje, siç u tha nga një zyrtar i lartë, me motivin sepse  vajzat e “show-biz” janë shpesh të shqetësuara.

Megjithëse, mbetet e diskutuar për shumë prej tyre se cili është profesioni i tyre i vërtetë apo edhe a kanë një të tillë, duke qenë se vihen vazhdimisht në qendër të vëmendjes së publikut.

Kejvina Kthella dhe mikeshat e saj kaluan një mbrëmje fantastike në Dubai, por ajo që mori më së shumti vëmendje ishin postimet e saj ku ajo shihet duke thyer pjata pa ndalë.

Të gjithë rreth e rrotull silleshin sikur kjo të ishte normale. Ajo frekuentoi një nga restorantet grekë në Dubai, ku thyerja e pjatave është traditë.

Sipas grekëve, thyerja e pjatave besohet se largon shpirtrat e këqij.

Ka shumë restorante greke tradicionale në të gjithë botën që praktikojnë traditën ‘thyerja e pjatave’ për klientët e tyre.

Kejvina theu pjatat për të nderuar traditën e lashtë greke dhe përvojën që ofronte restoranti.

/a.m/NOA.al