Transmetuar më 21-01-2021, 15:47

Gjykata e Tiranës dënoi  me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën.

Ai u arrestua nën akuzë për  vrasjen e kunatës që më pas e hodhi në liqenin e Sharrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt 2019.

Lirie Xhepa ishte kunata e ve e Dashamir Xhepës, pasi i shoqi i kishte vdekur kohë më parë. A

jo ishte nënë e katër fëmijëve, me të cilët jetonte në Sharrë.

Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt të një viti më parë, Dashamiri e takoi Lirien dhe e qëlloi me dy plumba, duke e lënë të vdekur.

Ai u arrestua pak ditë pas krimit në një hotel në Peshkopi. Përpara trupit gjykues, Xhepa tha se kishin konflikte për pronat dhe se viktima u kishte ulur reputacionin duke krijuar lidhje intime me persona të tjerë në fshat.

Hetimet zbuluan se viktima dhe autori  kishin vetë një marrëdhënie mes tyre dhe kunati e kreu vrasjen me paramendim.

/a.m/NOA.al