Transmetuar më 21-01-2021, 15:41

Aktori i famshëm i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, i fton të gjithë njerëzit që t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid.

Në fakt, aktori amerikan mori dozën e parë të vaksinës në makinën e tij, në "Dodger Stadium", në Los Anxheles dhe më pas postoi një video në mediat sociale, me thirrjen për të ndjekur shembullin e tij.

"Sot ishte një ditë e bukur. Unë kurrë nuk kam qenë i kënaqur për të qëndruar në radhë. Nëse jeni në rregull, bëni si unë dhe rezervoni vetë për të bërë vaksinën. Bëni si unë, nëse doni të jetoni!", – tha ai.

Në fakt, tetorin e kaluar, ish-guvernatori i Kalifornisë, tashmë 73 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës. /e.a/noa.al/