Transmetuar më 21-01-2021, 11:46

Pasi iu dorëzoi titullin “Dëshmor i Atdheut”, familjarëve të 4 protestueseve të vrarë më “21 Janar” në bulevard 10 vjet më parë, kryeministri Rama vendosi lule në vendin ku ata humbën jetën.

Rama e mbylli takimin me familjarët e viktimave, duke bërë një premtim se do të bëjë gjithçka për të adresuar drejtësi për dosjen e "21 Janarit", ku mbetën të vrarë: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.

10 vjet nga ngjarja e rëndë, kreu i qeverisë dhe familjarët e viktimave përsëritën ritin e përvitshëm, duke vendosur karafila të kuq te memorialët e gdhendur në trotuar.

“Sot për Shqipërinë vlen më shumë se në çdo rast tjetër, fjala e mençur e popullit që: drejtësia njësoj si e vërteta, vonon, por nuk harron asnjëherë", – u shpreh Rama. /e.a/noa.al/