Transmetuar më 21-01-2021, 08:56

Prania në një aktivitet të Partisë Socialiste në Tiranë, ku ndodhet mes më shumë se 10 personave, ka futur në "telashe" kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve në vend, njeherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacollin.

Pjesëmarrja e saj në një ambient të mbyllur me më shumë se 10 persona, duke shkelur masat dhe rregullat anti-Covid të vendosura nga ajo dhe qeveria, ka ngjallur debate të shumta.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, ka denoncuar rastin, duke e cilësuar si tallje pa kufij dhe ngre pyetjen kush do ta gjobisë Rakacollin?

“Kryetarja e Komitetit Teknik që ndalon hapjen e universiteteve, mbledhjet e partive, protestat dhe tubimet me 10 veta, kapardiset në mbledhjen e PS Tiranë, në një sallë të mbyllur, pa distancë dhe me më shumë se 10 veta", – shkruan Xhemollari në Fb.

Pyetja që shtrohet është, se çfarë do të ndodhë tani që rasti u denoncua dhe në heshtje dhe u pranua edhe nga deputetja se kishte kryer shkelje, derisa fshiu edhe foton e potsuar.

A është e drejtë që nga sot qytetarët apo bizneset të gjobiten nga policia në bazë të rregullave të vendosura prej saj, kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një kohë kur ajo e ka shkelur këtë masë vetë me të dyja këmbët? Të shohim çfarë do të ndodhë. /e.a/noa.al/