Transmetuar më 20-01-2021, 22:55

Faqja me afro 10 milionë ndjekës e Shtëpisë së Bardhë në Facebook, nga sot nuk është më faqja zyrtare e institucionit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ka ndodhur pasi sot, pikërisht në ditën e fundit të punës së Donald Trampit, është zhdukur faqja White House në Facebook.

Nëse në Facebook kërkoje sot me White House dilte ende kjo faqe siç shihni në foto dhe kur shkon tek ajo, del emri The Trump White House.

Por çfarë ka ndodhur? Shtëpia e Bardhë ka hapur një faqe Facebook disa vite më parë me emrin White House. Në të publikoheshin aktivitetet presidenciale.

Sot më 20 janar, faqja ka ndryshuar emër siç shihni pamjet që ju sjell noa.al e cila analizoi këtë situatë.

Shtëpia e Bardhë ka hapur një faqe tjetër në Facebook që e ka verifikuar në kohë rekord. Në pak orë ajo ka rreth 175 mijë ndjekës dhe po rritet me shpejtësi.

Kjo faqe rezulton të jetë hapur më 11 janar dhe ka ndryshuar emër sot, siç shihni më poshtë.

Vonë në mbrëmjen e sotme, faqja e FB është arkivuar dhe në të nuk do të ketë më postime nga askush.

Ndërkohë duket se administrata e re e Joe Biden ka bërë dhe një faqe krejt të re webi për Shtëpinë e Bardhë ku nuk ekziston aktiviteti i Trampit.

Sakaq, faqja në Twitter e Shtëpisë së Bardhë duket të mos jetë prekur sepse ajo është vënë nën kontrollin e administratës Biden e cila e ka arkivuar dhe ka hapur një tjetër.