Transmetuar më 20-01-2021, 17:49
Foto ilustruese
Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin B. K, mori flakë në ecje.
Raportohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.
Personi në makinë nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë me shpejtësi nga mjeti.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/