Transmetuar më 20-01-2021, 16:53

Ivanka, Tiffany, Don Jr. dhe Eric Trump ishin të pranishëm këtë mëngjes, kur babai i tyre iu drejtua mbështetësve, në fjalimin e lamtumirës si President i SHBA-ve.

Ivanka, 39 veçe, u pa të qante ndërsa shikonte babanë e saj në orët e fundit të presidencës së tij.

Tiffany, 27 vjeçe, ishte me të fejuarin e saj Michael Boulos dhe Don Jr, 43 vjeç, edhe ai me të dashurën Kimberly Guilfoyle, gjithashtu u shfaqën të mbingarkuara nga emocionet.

Presidenti Trump në “Marine One” mbajti një fjalim dhe më pas u transferua te “Air Force One”.

Ai i tha turmës se kishte qenë ‘nderi i një jete të tërë’ për të shërbyer, duke shtuar se do të kthehej ‘në një farë forme’,  duke u uruar të pranishmëve ‘një jetë sa më të bukur’.

Pas largimit, vetëm Ivanka pritej të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.