Transmetuar më 20-01-2021, 16:22

Jeta e Joe Biden përmes fotografive.

Amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë.

Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama. Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan.

Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë. Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Uashingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij.

Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.

Info dhe fotot nga fëmijëra e presidentit të 46-të të SHBA-ve dhe deri më sot, i cili pret të zyrtarizohet pasdite, janë siguruar nga VOA. /a.m/NOA.al