Tjetër risi, Kina krijon trenin që ecën me 620 kilometër për orë
Transmetuar më 20-01-2021, 15:27

Kina njihet për shpikjet e mëdha, në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm.

Këtë herë është lançuar projekti më i fundit që ka të bëjë me një tren.

E kanë konsideruar si treni i akullt, dhe mund të ecë deri në 620 kilometra në orë.

Treni punon me fuqi përcjellëse në temperaturë të lartë që e bën atë të duket sikur po noton përgjatë shinave të magnetizuara.

Treni është i gjatë 21 metra dhe u bë i njohur për mediat në  qytetin Chengdu, në provincën Sichuan më 13 janar.

Përveç kësaj, studiuesit e universitetit ndërtuan 165 kilometra pistë për të demonstruar se si do të dukej treni. /k.k/noa.al/