Transmetuar më 20-01-2021, 15:14

Fifi pak kohë më parë, ajo bëri publike lidhje me të dashurin, që është identifikuar si Xhulio Tabaku, por lumturia i zgjati shumë pak.

Këngëtarja ka sqaruar gjithçka duke treguar se është ndarë përfundimit nga mashkulli, që i ka rrëmbyer zemrën duke e deklaruar veten 100% ‘single’.

“Je single apo e zënë?”- e pyeti një prej fansave, gjatë një bashkëbisedimi që këngëtarja zhvilloi me ndjekësit në Instagram.

Ajo i bëri të gjithë lëmsh me deklaratat për “Stracciatella-n” e saj.  “Single 100”- u përgjigj Fifi, me sinqeritet.

Një tjetër e pyeti nëse “gjendet lumturia përsëri kur je e lënduar shpirtërisht”, dhe ajo u shpreh: “Gjithçka që humbet, gjendet prapë”, ndoshta duke e lidhur me gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga partneri.

/a.m/NOA.al