Transmetuar më 20-01-2021, 11:08

Punonjësja e një banke të nivelit të dytë në Sarandë është në hetim, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume parash.

Denoncimi është bërë nga një kliente e bankës, e cila akuzon përgjegjësen me inicialet T.A, për humbjen e parave të saj.

Këtë shumë parash, denoncuesja e kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012, por së fundmi ajo ka vënë re mungesën e tyre dhe ka bërë denoncim në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasen T. A., me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë, pasi është kallëzuar penalisht nga shtetasja S. K., për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012”. /e.a/noa.al/