Transmetuar më 20-01-2021, 10:34

Nxënësit e një shkolle në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, janë evakuuar si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes së strukturës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30, sipas policisë, ku mësohet se janë dërguar në spital katër prej nxënësve, të cilëve po iu jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës. /e.a/noa.al/