Transmetuar më 20-01-2021, 10:08

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë me 4000 fara kanabis sativa dhe 140 doza të së njëjtës lëndë narkotike.

Policia thotë se në pranga kanë rënë,  Kolë Ksolla, 25 vjeç dhe Julian Muhja, 43 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e 25 vjeçarit,  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë kanabis sativa dhe një sasi farash të bimës kannbis sativa.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike kanabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro. /e.a/noa.al/