Transmetuar më 20-01-2021, 09:28

Lezha, mbrëmjen e djeshme, u trondit nga dy shpërthime të forta që nuk u mësuan se nga erdhën dhe se çfarë ndodhi.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes banorët kanë dëshmuar se dëgjuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe menjëherë njoftuan Policinë e Shtetit.

Të alarmuar për ndonjë atentat, policia nxitoi të shkojë në Shëngjin, por nuk gjeti asgjë veç banorëve të ndarë në dy “kampe”.

Disa banorë pretendojnë se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti, ndërsa shprehnin shqetësimin për ndonjë cunami. Fillimisht u kontrolluan me urgjencë cisternat, por rezuluan se nuk kishin asnjë problem.

Dyshohet se zhurma mund të jetë shkaktuar nga ndonjë avion që ka kaluar pranë banesave, ndonjë shpërthim në gurore, por edhe pista e peshkimit me dinamit nuk përjashtohet.

Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar nga Policia e Shtetit për të verifikuar çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. /e.a/noa.al/