Transmetuar më 19-01-2021, 20:13

Matteo 18 vjeçari që u godit në kokë me një send të fortë nga i vëllai më i madh vdiq, ndërsa organet do të dhurohen.

Matteo Giansalvo u shpall i vdekur teksa jeta e tij ishte varur në një fije të perit.

18 vjeçari nga Miglianico ishte në  gjendje kome, në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Pescara. Ai ishte goditur në kokë nga vëllai i tij Giuseppe, 21 vjeç, gjatë një grindjeje në shtëpi. Ngjarja ndodhi të dielën në kohën e drekës, dhe sherri lindi për një kuti boje pikture. Këtë mëngjes, u diagnostikua vdekja e supozuar e trurit, dhe filloi e ashtuquajtura periudha e vëzhgimit, në fund të së cilës u vërtetua vdekja.

Një goditje e vetme, nga pjesa metalike e rulit,  shkaktoi efekte shkatërruese të adoleshentit. Nga ana tjetër, Giuseppe Giansalvo është tani në arrest shtëpiak me akuzat e vrasjes në tentativë.  Familja autorizoi heqjen e organeve, pasi mësoi se djali nuk kishte më shpresë.

Dhimbjen e madhe e ndau edhe kryetari i bashkisë së Miglianico, Fabio Adezio.

“Përballë një epilogu kaq tragjik të një historie tashmë të trishtuar dhe të dhimbshme, qëndrimi i vetëm për të adoptuar është ai i respektit, i përbërë nga heshtja dhe reflektimi dhe, për ata që besojnë, i lutjes. Pak fjalë për ngushëllim, një shenjë e ndjeshmërisë së pamasë në një moment kaq të dhimbshëm dhe tragjik, zgjedhja e anëtarëve të familjes për të dhuruar organet e Mateut, të cilat së paku do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të tjera”, tha ai.

/a.m/NOA.al