Transmetuar më 19-01-2021, 18:59

Një aksident tragjik është rregjistruar mbrëmjen e sotme.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Milot-Thumanë.

Si pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Mësohet se shtetasi Pjetër Perkeqi,  i cili po lëvizte me motor, është përplasur nga një automjet.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit,  ku "shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë".

"Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme".

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

(Foto ilustruese)

/a.m/NOA.al