Transmetuar më 19-01-2021, 17:36

Komisioneri për Zgjerim,  Oliver Varhelyi, tha në një mesazh në Twitter se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor.

“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkroi në meaazhin e tij komisioneri Varhelyi.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shprehur hapur ditët e fundit pakënaqësinë e tij sesi po trajtohet Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, në këtë kohë krize, lidhur me procesin e vaksinimit, duke ngadalësuar apo penguar një proces sa më të shpejtë.

Mesazhi i zyrtarit të lartë të BE-së, Oliver Varhelyi:

“To ensure united front to beat #COVID19 & early access to vaccines, @EU_Commission will set up mechanism to structure provision of vaccines shared by Member States, with special attention to #WesternBalkans & neighbourhood. Further options to provide vaccines early ëill be explored.

Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 19, 2021

/a.m/NOA.al