Transmetuar më 19-01-2021, 17:30

Pas krijimit të partisë së re nga ana e ish-nënkryetares dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD-së për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar”, tha Jozefina Topalli në TCH.

E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale.

Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon. “Historia e Ramës dhe Bashës e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari që duhet larguar me emergjencë është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por përherë gjendet një oligark per t’i bashkuar të dy , të tre në fakt”, u shpreh Jozefina Topalli (fjala për Metën).

Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partinë e Astrit Patozit.

/a.m/NOA.al