Transmetuar më 19-01-2021, 15:56

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, u takua sot kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Takimi vjen pak javë pasi ky institucion u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se Vitore Tusha “ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme”.

Statusi i Ambasadores Kim:

“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”.

/a.m/NOA.al