Transmetuar më 19-01-2021, 15:32

Rreth 200 mijë flamuj janë vendosur në të gjithë qendrën Kombëtare të Uashingtonit, duke simbolizuar amerikanët që këtë vit, mes një epidemie dhe dy javë pas sulmit ndaj Kongresit, nuk do të jenë në gjendje të shohin nesër nga afër zgjidhjen e Presidentit të ri Joe Biden.

Ndërsa para zyrtarizimit ka mbërritur edhe një paralajmërim shqetësues i FBI-së.

Flitet për një plan nga militantë të lëvizjes ekstremiste të krahut të djathtë, të cilët mund të depërtojnë në Gardën Kombëtare në ditën e zgjidhjes.

Megjithatë, veç vigjilencës së CIA-s dhe FBI, mbi 20 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare kanë blinduar Shtëpinë e Bardhë, me qëllim garantimin e një zyrtarizimi sa më dinjitoz të Presidentit të ri të SHBA-ve.

/a.m/NOA.al