Transmetuar më 19-01-2021, 07:35

Dita e sotme nis me kthjellime, por temperatura relativisht të ulta do të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

MeteoAlb parashikon që edhe pasditja e sotme të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm në zonat përgjatë kufirit lindor do të kemi shfaqje të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 8°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /e.a/noa.al/