Transmetuar më 17-01-2021, 22:00

Pas një mungese prej ditësh, Andi është rikthyer më në fund në “PërPuthen” në Top Channel, e megjithëse ai sqaroi se kanë qenë problemet shëndetësore dhe angazhimet tjera që e mbajtën larg, në studio ka patur jo pak aludime.

Gazetarja Elona Duro, e pranishme në studio, tha se ka patur dyshime se ka patur një krisje të marrëdhënies së tij me Tean dhe se ka patur realisht një takim të Andit me Melisën.

Por i pyetur nëse ka patur vërtetë një krisje me Tean, Andi tha prerë:

“Kurrë, nuk bëhet fjalë”.

Ndërsa Tea u përgjigj:

“Jo, unë e kam sqaruar, ne kemi komunikuar vazhdimisht, vetëm që nuk jemi parë këtu në emision”.