Transmetuar më 17-01-2021, 20:19

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasdite në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Dy automjete janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari” në hyrje të Shëngjinit.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të dy të plagosurit raportohet se ishin pasagjerë në automjete.

Nuk ka ende informacione mbi shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.

/a.m/NOA.al