Transmetuar më 17-01-2021, 20:07

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shfrytëzuar të dielën, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të njohur nga afër shqiptarët.

Përmes Instagramit, kryediplomatja amerikane, tregoi se ka zgjedhur qendrën e kryeqytetit dhe zonën e Liqenit, për të shëtitur me miqtë dhe për të takuar disa qytetarë.

Ajo është ndalur te një shitës gështenjash, ku edhe është bërë kliente, si dhe u ndal tek një i ri që performonte muzikë në rrugë.

Po ashtu, ajo nuk ka harruar të përkujtojë 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ambasadorja është treguar e kujdesshme dhe ka respektuar rregullat për frenimin e pandemisë, duke mbajtur maskën.

/a.m/NOA.al