Transmetuar më 17-01-2021, 19:29

Trupi i pajetë i një shqiptari u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje.

Madje nuk është provuar ende nga autoritetet nëse viktima është vrarë nga treni.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë

Trafiku hekurudhor u pezullua për pak kohë në linjën Venecia-Mestre pas zbulimit të një trupi në shina, në stacionin Actv Righi. Alarmi u ngrit këtë mëngjes, e dielën 17 Janar, rreth orës 9:00.

Lëndimet në pjesën e pasme të qafës dhe shpinës dyshohet, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, se përputhen me goditjen e tij nga treni.

/a.m/NOA.al