Transmetuar më 17-01-2021, 17:20

Ashtu si shumë politikanë të tjerë, edhe ministrja e Shtetit për  Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali ka kujtuar heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, në 553-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Spiropali shkruan se njeriu nuk vdes kur i ndal zemra por kur harrohet dhe shton se Skënderbeu nuk do harrohet kurrë.

“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë se Elisa Spiropali u bë e famshme edhe me një shprehje të disa kohëve më parë, kur krahasoi kryeministrin Edi Rama me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

/a.m/NOA.al