Transmetuar më 17-01-2021, 16:05

Gazetari Bledi Mane dhe Ana e ‘Për’puthen’ debatuan sot ashpër mes njëri-tjetrit në studio, duke përdorur fjalë banale, dhe fyerje, aq sa u krijua përshtypje se mund  të kishte ndonjë konflikt fizik mes tyre.

Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” ishte seksizmi.

Diskutimet në studio ngjallën debate të forta mes të ftuarve.

Të ftuarit folën për paragjykimet dhe shkeljen e të drejtave për shkak të seksizmit.

Gjatë momentit kur Bledi Mane po fliste, “Ana 1” e ‘Për’puthen’ e kundërshton: “Pse kur i thonë femre ti je ku**ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur*** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?”

“Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual, – përgjigjet Bledi me pyetje

“Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje!, këmbëngul Ana.

Në debat përfshihet edhe Kleoniki Delijorgji: “Je duke folur gjysmë ore, sikur je paguar të na çash kokën”, i drejtohet Manes.

Sipas Kleonikit, sistemi në Shqipëri është shumë seksist: “Femrat janë rritur në një sistem që janë mësuar që të vogla të krahasohen me njëra-tjetrën, janë rritur nga mamaja që ti duhet të rritesh të kesh një burrë me lekë, të jesh kështu se mos të le ai…

Gjithandej është i pranishëm seksizmi. Por në Shqipëri është shumë më e thellë. Por thjesht këtu lejohet, është diçka normale, e bëjnë dhe në ekran. Në televizionet shqiptare është e zmadhuar”.

Bledi Mane debaton edhe me Keonikin: “Gjatë monizmit kishte një barazi të frikshme të dy gjinive. Nuk paragjykoheshe se je femre apo mashkull. Ti po flet kot për një periudhë që nuk e ke jetuar”.

Debati bëhet personal kur Bledi i thotë Kleonikit: “Nëse do të isha në jurinë ku ti ke fituar çmimin, unë do të ulja 5 pikë nga mënyra si komunikon. Ju femrat doni të jeni të barabarta me meshkujt, por kur ju sulmojnë thoni ky është seksizëm”.

Ndërkohë, Ana përmendi një nga rastet e seksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.

/a.m/NOA.al