Transmetuar më 17-01-2021, 15:17

Dalin detaje trondotëse nga vrasja e 54-vjeçarit Edmond Llangozi, si dhe plagosja e dy djemve të tij Anxhelo dhe Mihal, në Athinë.

Gjatë përleshjes, u plagos edhe kamerierja 18-vjeçare Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ajo u prek nga një “plumb qorr” në këmbë, por duket se plagosja nuk ka qenë aq e lehtë sa u konsiderua në fillim.

Sipas mjekëve, 18-vjeçarja nuk është goditur në një organ jetësor, por pas ekzaminimit mjeko-ligjor, vajza mund të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës me plumbin në këmbë, pasi vendi ku ajo mori plumbin, nuk u lejon mjekëve që të bëjnë ndërhyrjen.

Mjekët thonë se nëse tentojnë të heqin plumbin mund të jetë fatale për 18-vjeçaren, prandaj ata po mendojnë që ta lënë aty.

Policia greke vijon të jetë në kërkim të autorit, edhe ai shqiptar, i cili qëlloi me armë zjarri në lokal pas një sherri për një borxh rreth 600 eurosh.

Edmond Llangozi doli para plumbave për të shpëtuar dy djemtë e tij, të cilët mbetën të plagosur në ngjarjen tronditëse, që ndodhi një javë më parë në kryeqytetin helen.

/a.m/NOA.al