Transmetuar më 17-01-2021, 13:14

Një vajzë e mitur është aksidentuar për vdekje nga një automjet mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Njazi Meka", ku sipas policisë, e mitura me inicialet A.P., është përplasur nga një makinë në zonën e Alliasit, e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale A.G.

Vajza është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik. /e.a/noa.al/